Gjiganti i teknologjisë, Apple thotë se do të rregullojë një problem teknik që i lejon telefonuesit të hyjnë në mikrofonin e iPhone dhe kamerën e përparme përpara se të kryhet thirrja.

Një postim në mediet sociale tregoi për efikasitetin e FaceTime, shërbimin audio dhe video chat të Apple.

Një gazetar testoi efikasitetin dhe gjeti se audio dëgjohej, ndërsa video shfaqej para se marrësi t’i përgjigjej thirrjes.

“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë problem dhe do të zgjidhet këtë javë”, tha një zëdhënës i Apple.

‘’Grupi FaceTime është përkohësisht i padisponueshëm’’, theksoi kompania.

Kompania hodhi në qarkullim aplikacionin FaceTime më 30 tetor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb