Kompania Apple po përgatitet që të hedhë në treg dy telefona duke nisur nga që vitit 2015. Tradicionalisht, kompania amerikane ka nxjerrë në shitje çdo vit një telefon të ri.


Mendohet që iPhone 6S do të hidhet në treg në verën e vitit të ardhshëm bashkë me orën e re Apple.


Më pas në shtator ose tetor kompania do të nxjerrë në treg iPhone 7.


Këtë vit, Apple ka nxjerrë iPhone 6 dhe 6 Plus. Javën e kaluar, u bë e ditur se nuk do të prodhohet më modeli iPhone 5C, kjo për shkak të shitjeve të pakta.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: