Arabia Saudite ka kërkuar një përgjigje “të shpejtë dhe vendimtare” ndaj sulmeve të fundit ndaj cisternave të naftës në Gjirin e Omanit. Ministri i Energjisë Khalid al-Falih paralajmëroi për një kërcënim për furnizimin me energji dhe stabilitetin e tregut.

Të enjten, dy depozita u sulmuan në Gjirin e Omanit, një muaj pasi katër të tjerë u vunë në shënjestër në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe. SHBA ka fajësuar Iranin, i cili mohon çdo përfshirje. Sulmet vijnë në mes të tensioneve në rritje mes të dy palëve.

Çmimet e naftës pësuan rritje deri në 4% pas incidentit të së enjtes.

Të shtunën, kreu i shoqatës më të madhe ndërkombëtare të transportit në botë tha se disa firma i kanë urdhëruar anijet e tyre të mos hyjnë në Ngushticën e Hormuzit dhe Gjirin e Omanit si rezultat i sulmeve, shkruan BBC.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb