Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, tha se hapat e njëanshëm të hedhura nga Perëndimi nën kryesimin e SHBA-së prishin ekulibrin botëror të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në Konferencë Ndërkombëtare të Sigurisë në Moskë, shefi i diplomacisë ruse theksoi se Perëndimi vazhdon provokimet politike të shëmtuara për ta demonizuar Rusinë.

“Rasti Skripal ishte një arsyetim i inskenuar i cili u sajua për jo vetëm nga SHBA dhe Britania, por edhe shtetet e tjera të detyruara ndaj tyre, në mënyrë që t’i dëbojnë diplomatët rusë”, deklaroi Lavrov.

Ai tha se ka kohë të gjatë që nuk kanë parë në diplomaci një tallje të tillë me të drejtën ndërkombëtare, duke shtuar se Rusia do të vazhdojë të përgjigjet në mënyrë të arsyeshme ndaj këtyre hapave dhe dëshiron të tregojë të vërtetën.

“Edhe përkundër përpjekjeve tona, gjendja në botë vazhdon të vështirësohet edhe më shumë. Arsyeja themelore është se hapat e njëanshëm, të pandërprerë, kërcënues dhe shkatërrues të Perëndimit nën kryesimin e SHBA-së, prishin mekanizmin botëror të sigurisë”, u shpreh Lavrov.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: