Autoritetet saudite kanë lejuar 85 kamionë që transportojnë mallra turke të hyjnë në mbretëri pasi u mbajtën në kufirin doganor që nga 21 korriku pa asnjë arsyetim.

Shoferët turq të kamionëve për AA bën të ditur se mbrëmë ata filluan të largohen nga porti Duba në bregdetin verior të Detit të Kuq të Arabisë Saudite.

Ata theksuan se 60 kamionë dolën nga porti ndërsa të tjerët do të largohen gjatë ditës së nesërme.

Duke vënë në dukje se për 12 ditë ata përjetuan kohë të vështira në vend për shkak të motit jashtëzakonisht të nxehtë, shoferët thanë se njërit prej kolegëve të tyre i kishte rënë të fikët.

Turqia ka qenë duke ndjekur nga afër çështjen dhe ministrja turke e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, tha se ajo bisedoi me homologun e saj saudit këtë javë.

Ambasada e Turqisë në Rijad dhe konsullata e përgjithshme në Xheda bënë përpjekje intensive për të siguruar sa më shpejtë kalimin e kamionëve përmes doganave.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb