Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite që lufton rebelët Huthi në Jemen tha se të dielën forcat e tyre janë ripozicionuar në qytetin jugor të Adenit për të kaluar nën komandën e Arabisë Saudite.


Në një deklaratë të koalicionit thuhet se masa është ndërmarrë “në përputhje me kërkesat e operacioneve aktuale”, pa dhënë detaje të tjera.


Më tej thuhet se ripozicionimi erdhi si pjesë e përpjekjes “për të koordinuar planet e operacioneve ushtarake dhe të sigurisë, forcimin e veprimeve humanitare dhe ndihmëse dhe forcimin e përpjekjeve për të siguruar rrugët ujore ngjitur me vijën bregdetare të Jemenit”, njoftoi agjensia zyrtare saudite e lajmeve SPA.


Deri më tani nuk ka pasur asnjë prononcim nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për ripozicionimin.

Forcat e koalicionit në Aden kishin qenë nën komandën e EBA-së që kur Rijadi dhe aleatët e tij filluan fushatën masive ajrore në vitin 2015 kundër rebelëve Huthi të lidhur me Iranin, të cilët pushtuan pjesën më të madhe të Jemenit një vit më herët.

Në gusht, disa persona mbetën të vrarë në përleshjet midis forcave të mbështetura nga EBA dhe trupat qeveritare në Aden pas rritjes së zemërimit të qeverisë së Jemenit kundër Abu Dhabit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb