Arabia Saudite ka premtuar një hetim të plotë mbi vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi, deklaroi të dielën sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, një ditë pasi u takua me ministrin e Jashtëm saudit Adel al Jubeir në Bahrein.

“Ne kemi folur për nevojën e transparencës dhe një hetim të plotë,” njoftoi Mattis.

Të shtunën, ministri al-Jubeir i tha para gjatë një takimi sigurie në Bahrein se marrëdhëniet midis Riadit dhe Uashingtonit janë të “çelikta” pavarësisht “histerisë mediatike” për vrasjen e gazetarit Khashoggi.

Presidenti Donald Trump ka kërkuar hetim dhe transparencë për vrasjen, por nga ana tjetër ka nënvizuar edhe rolin e Riadit si një aleat kundër Teheranit dhe militantëve islamikë, si dhe një blerës i madh i armatimeve amerikane.

Gazetar saudit dhe kritik i ashpër i Princit të Kurorës, Mohammed Ben Salmane, Jamal Khashoggi, u vra në moshën 59 vjeçare. Ai jetonte që prej vitit 2017 në Shtete e Bashkuara dhe ishte analist i gazetës “Uashington Post”.

Sipas Ankarasë, gazetari u vra në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, nga një ekip agjentësh të ardhur nga Riadi.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: