Në janar Arabia Saudite do të reduktojë eksportet e saj të naftës me 10% në raport me nëntorin për të stabilizuar tregjet, njoftoi të mërkurën ministri i Energjisë e këtij gjiganti të prodhimit të arit të zi.

“Mbretëria Saudite, eksportuesi i parë në botë i naftës, do të reduktojë eksportet e saj me 800 000 fuçi në ditë (fnd) duke arritur 7,2 milionë fuçi në janar kundrejt 8 milionë fnd që ishte në nëntor”, theksoi ministri Khalid al-Falih.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb