Kongresi i Berlinit (1878) kishte krijuar realitet të ri në hartën politike në Evropën Juglindore, por shtetet e reja që u krijuan vazhduan aleancat për pushtim të territoreve të Perandorisë së mbetur Otomane të banuara me shumicë shqiptare. Marrëveshje aleancash Ballkanike (1913), paktet rajonale që shkaktuan Luftërar Ballkanike dhe paktet e mëdha që bën Luftën e Madhe (Parë) Botërore, Konferenca e Parisit (1818) dhe Marrëveshja e Jaltës (1945) sollën paqe relative me ndarje të hekurt bi-polare.

Vitet ‘90 të shekullir 20 sollën rrënimin e “Perdes së Hekurt”, ndërrimin e sërishëm të hartës politike të Evropën Qendrore, atë Lindore dhe Juglindore, dhe kthimin atje ku Kongresi i Berlinit (1878), Konferenca e Versajës (1918), Marrëveshja e Jaltës (1945) kishin krijuar situata të papërfunduara.

Etno-nacionalizmi i rikthyer në Bririn Juglindor të Evropës u ndalua me ndërhyrje ushtarake dhe me një sërë marrëveshjesh: Marrëveshja e Dejtonit (1995) që e ruajti Bosnjën dhe Hercegovinën si një tërësi shtetërore, Marrëveshja e Rambujesë (1998) dhe ajo e Vjenës (2007) që çliroj, gjegjësisht e krijoj shtetin e Kosovës, por që asnjëra nuk u nënshkrua nga pala e Serbisë. Kishte përpjekje për rifillim të negociatave, por ishte vonë. U krijua një reakitet i ri, i brisht.

Sot, mund të përcjellim dhe komentojmë ri-rreshtime dhe armatime në baza ditore, dje Serbia nënshktoi me një shtet të NATOs (Francën) blerjen e aeroplanëve Rafale, ndërsa sot Kroacia (anëtare e NATOs) sipas Departamentit të Shtetit i është miratuar blerja e sistemeve raketore HIMARS në vlerë prej 390 milion dollarë.

*
E në Kosovë, pas eufemizmave deklarative të Kryeministrit Kurti, pas vizitave të larta nga SHBA dhe NATO, të kritkave dhe tërheqjes së vërejtjes së prezencës diplomatike në Prishtinë, “5 komunave paralele në veri ju vihet drybi”, mbyllën bankat e pa licencuara, hapen bankat e licencuara, dhe një nga shqetësimet kryesore është se si realizohet rrjedha e parasë për qytetarët në veri? Si i marrin pensionet ata? Në qese të zeze, në mënyrë ilegale?

Si funksionojnë gjykatat, prokuroria, policia në komunat me shumicë serbe në veri? Janë prezente forcat speciale të Policisë së Kosovës që janë të kushtueshme, do të ishte përgjegja. Sepse duhet paguar orët shtesë, rreziku dhe shpenzime tjera. Sot atje një polic special kushton sa 3 policë të thjeshtë me orar 8 orësh.

Ura, sot u zgjua me forca të shtuara të KFOR-it që po “bëjnë stërvitje”. Zakonisht çdo gjë fillon me stërvitje! A flet kjo për paaftësinë e kësaj qeverie dhe të kryeministrit Kurti për të qeverisur? Apo politika e saj është të krijojë kriza për të mbijetuar deri në një krizë tjetër? Në gjuhën e lojës me letra, pyetja do të ishte, cili është soni?

Nuk duhet të kesh ndonjë ekspertizë për të kuptuar se Vuçiq ka arritur të shfrytëzoi rastin e diskursit të qeverisë Kurti për të ndryshuar rolet në sytë e kancelarive ndërkombëtare. Duke ju falenderuar partnerit të tij në tango, Vuçiç ka arritur që gradualiaht të orjentoi kursin e kritikës ndërkombëtare në drejtim të moskoordinimit, jo sinqeritetit ndaj aleatëve, mos mbajtjes së fjalës shtetërore, që i adresohet Kosovës.

Kosova është në tapet të kritikës ndërkombëtare, të
shtetve që morën pjesë në krijimin e projektit të shtetësisë së Kosovës, derisa në horizont po ndodhin rirreshtimet strategjike, për një rend të ri botërorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb