I intervistuar nga Barça One, Araujo riktheu emocionet që ndjeu pas golit ndaj Real Madridit, në debutimin e tij në pozicionin e mbrojtësit të krahut. Më pas ai foli për rikuperimin e tij nga lëndimi, i cili po ecën shumë mirë dhe me ritme të kënaqshme
“Ishte një ndeshje e shkëlqyer, shënova një gol. Ishte ndeshja ime e parë për fat gjithçka shkoi mirë. Për mbrojtësit, të gjithë golat janë të veçantë, por ndaj rivalit më të madh janë edhe më të veçantë”.
Për detyrimin për të fituar tituj: “Ne jemi Barça dhe kemi detyrimin për të fituar tituj. Është e vërtetë që është një projekt i ri me shumë të talentuar, ishte një sezon ku morëm mësime”- tha lojtari i Barcelonës.
(J.S/BalkanWeb)