TIRANË

Presidenti Ilir Meta ka uruar shqiptaren Arba Kokalari, e cila dje fitoi zgjedhjet duke u bërë kështu shqiptarja e parë deputete në Parlamentin Europian.

Kreu i shtetit thotë mes tjerash se Kokalari i bën të lumtur të gjithë shqiptarët pavarësisht vendeve ku jetojnë. Në mesazhin e Ilir Metës theksohet se shqiptarja Arba Kokalari është një model suksesi në Suedi dhe njëherësh  për Europën e bashkuar.

“Arba Kokalari, shqiptarja e parë eurodeputete, i bën të lumtur të gjithë shqiptarët dhe meriton mirënjohjen e tyre, jo vetëm si model suksesi në Suedi?? por edhe përfaqësimi dinjitoz në Europën e Bashkuar!????”-shkruan Meta.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: