TIRANE– Artur Çobani do të jetë deputeti më i ri i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, vetëm për dy muaj, derisa të konstituohet Kuvendi i i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017.

Në një njoftim për shtyp të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bëhet e ditur se “në mbledhjen e ditës së sotme KQZ shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit, kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Socialiste në Qarkun Fier, Artur Hasan Çobani”.

Çobani do të hyjë në Kuvend në vendin e Arben Çukos vetëm për 2 muaj. Ish-deputeti Arben Çuko u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

NJOFTIMI I MBLEDHJES SE KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi
projektvendimin:
– “Për dhënien e mandatit të Deputetit të Kuvendit të Kadidatit të listës shumemërore të
Partisë Socialiste në Qarkun Fier”.
KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit
të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Fier, z. Artur Hasan Çobani.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: