TIRANE– Rektori i Universitetit “Luarasi”, Arben Malaj ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24” ku ka folur për Samitin e Triestes si dhe investimet e BE në Ballkanit Perëndimor dhe në Shqipëri konkretisht. Malaj tha se pritshmëritë për fonde nga BE kanë qene të mëdha, ndërsa Ballkani ka bërë hapa para. Ai tha se është shqetësues deklarata e Hahn se vetëm Serbia dhe Mali i Zi po ecën me ritme të shpejta drejt anëtarësimit.

“Ndryshimi në Ballkan ka ndodhur dhe ne duhet të ndërmjetësojmë që projektet të kenë impakt në shumë vende, pasi kjo i intereson edhe BE-së. Unë i eci idesë se ne do anëtarësohemi si grup. Vendet e Ballkanit perëndimor janë më të varfra dhe pritshmëritë për fondet nga BE kanë qene të mëdha. Intervista e Hahn se vetëm Serbia e Mali Zi po ecin shpejt është shqetësuese”- tha ai.

Ndër të tjera Arben Malaj tha se Shqiperia mund të përfitojë më shumë nëse politika është e bashkuar dhe bie dakord. Sipas tij duhet kujdes me menaxhimin e Rrugës së Arbrit, ndërsa është kundër tregut të përbashkët në Ballkanin Perëndimor.

“Përfitojmë me shume kur politika bie dakord. Duhet kujdes ne menaxhimin e rrugës së Arbrit, pasi mund të krijohet defiçit buxhetor. Unë nuk do preferoja krijimin e një tregu unik brenda Ballkanit Perëndimor, pasi nuk jemi gati dhe në Ballkan mund të lidin shkëndija. Në Ballkan është arritur paqja, por nuk është se kriza nuk ndikon në rajon. Pra duhet të rritet mirëqenia e njerëzve. Nuk mendoj se Ballkani perëndimor mund të krijojë një treg unik të përbashkët”- tha Malaj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: