Një ditë më parë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla njoftoi arrestimin e Arben Xibrit pasi rezulton i dënuar me 8 vite burg për trafik narkotikësh, ndërsa shtoi se ky ishte “miku” i kryedemokratit Basha.

Pikërisht foton e këtij të fundit ia tregoi sot në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24, deputeti i PS, Alket Hyseni, demokratit Ervin Salianji, duke i thënë: “Të kanë arrestuar shokun e kryetarit Xibrin për trafik droge”.

Në kundërpërgjigje, Salianji është shprehur se një gjë e tillë kishte ndodhur tre vite më parë.

Hyseni: Jo mo jo është arrestuar tani

Salianji: E lë unë mandatin po të jetë e vërtetë, ndryshe lëre ti

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb