Aktivisti Arbër Çekani i ftuar në emisionin “A show” drejtuar nga Adi Krasta në “News 24” deklaroi se sot njerëzit kanë nevojë për zgjidhje dhe jo për rotacion pushteti.

“Sot njerëzit duan zgjidhje. Ajo “Rama ik” në fakt nuk e shoh që vlen kaq shumë. Duhet ndryshimi i sistemit, por mbi të gjitha duhet të ketë zgjidhje për këtë situatë.

Sigurisht që koha mund të ketë ardhur që Rama të ikë, por mos të vijë një mbret tjetër. Nëse do vazhdojmë të bëjmë këtë, do na ikë jeta duke iu thënë njerëzve “ik ti, hajde ti”, duhet pra zgjidhje për shqiptarët jo pushtetarët”, tha Çepani.

Ndërkaq të ftuarit e tjerë në studio Nertil Jole dhe Harbi Aliaj ndanë mendimet e tyre për situatën. Jole tha se protesta e opozitës  nuk ka mbështetje ndërkombëtare, kurse Aliaj u shpreh se priste një protestë më të fuqishme.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb