Dinamo e Zagrebit ka shkarkuar Fabio Cannavaron. Lajmi për largimin e trajnerit u bë publik nga klubi kroat, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Vendimi erdhi pas një ecurie të ekipit ku luan edhe lojtari i kombëtares, Arbër Hoxha, me 25 herë kampionët e Kroacisë që fituan vetëm dy ndeshje nga shtatë ndeshje në të gjitha garat.

Ndeshja  e fundit e teknikut Cannavaro në krye të krye të skuadrës ishte humbja 3-0  në transfertë ndaj Istra 1961 në 1. HNL gjatë fundjavës.  Hoxha me shokë renditen në vendin e tretë me 46 pikë, tetë pikë larg liderit Hadujk Split.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb