Dinamo Zagreb është në kërkim të një trajneri. Klubi kroat ku luan lojtari shqiptar Arbër Hoxha largoi pak ditë më parë teknikun Sergej Jakirovic, për rezultate të dobëta.

Mediat raportojnë se klubi nga Zagrebi ka kontaktuar me Sérgio Conceição, ish “timonierin” e Portos. Bëhet fjalë për një ofertë 2 milionë euro në sezon, propozim ky që është refuzuar në mënyrë kategorike nga portugezi.

Gjithsesi, nëse Dinamo rrit ofertën, palët mund të gjejnë ndonjë marrëveshje. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të presim e të shohim.

 

Cphdz5wewn0j
Cphdz5wewn0j

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb