Nga ora pesë e mëngjesit të kësaj të shtune, Austria nuk furnizohet më me gaz rus, njoftoi kompania ruse e gazit, Gazprom përmes një njoftimi. Masa vjen pas një vendimi të arbitrazhit qe detyroi Gazpromin rus t’i paguaje 230 milion dollare kompanise austriake te energjise OMV në një mosmarrëveshje mbi furnizimet e parregullta të gazit nga ana e Gazprom. Kancelari I Austrise Karl Nehammer.siguroi popullaten se askush ne kete vend nuk do ngrije nga i ftohti.
“Objektet e mëdha të magazinimit të gazit të Austrisë janë plot dhe vendi është i pajisur mirë për t’u përballur me mbylljen e rubinetit nga Rusia. Ka ndodhur diçka që e kemi pritur prej kohësh dhe jemi përgatitur për këtë situate. Asnjë shtëpi nuk do te kete te ftohte.
Ndërprerja e furnizimit me gaz nënkupton se Rusia tani do te furnizojë me sasi të mëdha gazi vetëm dy vende evropiane, Hungarinë dhe Sllovakinë. Para se ta niste pushtimin e Ukrainës më 2022, gazi rus plotësonte 40 për qind të nevojave të furnizimit me gaz në Bashkimin Evropian.
Austria ka qenë njëra nga vendet e pakta evropiane që ende vareshin nga gazi rus, pasi shumica e vendeve të kontinentit i ulen importet nga Moska pas nisjes se pushtimit të Ukraines në shkurt 2022.