Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Uashington regjistron kërkesën për pezullim të gjobës prej 110 milionë euro kundër Shqipërisë për konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Bechetti.

Fillimisht, lajmi u publikua  nga Top Channel sipas të cilit pezullimin provizor i gjobës ka ardhur pas ankesës së Qeverisë shqiptare ndaj vendimit, që ndëshkoi Shqipërinë me gjobën më të madhe në historinë e shtetit shqiptar.

Në 24 prill, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për konfliktet e investimeve, e njohur ndryshe si ICSID, e gjobiti Shqipërinë me 110 milionë euro për konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Beccheti.

“BalkanWeb” siguron dokumentin sipas së cilit, më 27 gusht, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit ka pranuar kërkesën e shtetit shqiptar, bërë nga Avokatura e shtetit për anulimin e gjobës në fjalë. Në vijim të procesit Gjyqësor, Shqipëria do të përfaqësohet në abritrazh nga studio amerikane Foley Hoag.

Letra Shba

Në 24 prill, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për konfliktet e investimeve, e njohur ndryshe si ICSID, e gjobiti Shqipërinë me 110 milionë euro për konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Beccheti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb