Arbitri kryesor i ndeshjes mes Gjermanisë dhe Danimarkës do të jetë Michael Oliver. UEFA bëri me dije emrin e arbitrit të ndeshjes, pak ditë nga sfida e përballjes direkt në Euro 2024.

Për britanikun Oliver kjo do të jetë ndeshja e katërt që gjykon në kompeticionin Euro 2024, pasi më herët vendosi drejtësi në sfidën Spanjë-Kroaci dhe në atë Sllovaki-Ukrainë.

Oliver mund të konsiderohet edhe si “tersi i gjermanëve”, pasi në ndeshjet e Gjermanisë që ai ka gjykuar, ‘panzerat’ nuk kanë fituar asnjëherë.

Të tre sfidat e Gjermanisë që ka gjykuar kanë dalë barazim (Gjermani-Australi 2:2, Gjermani-Danimarkë 1:1 dhe Gjermani-Zvicër 0:0).

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb