Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se Tirana ka nevojë për një Unazë e cila të jetë moderne dhe funksionale.

Mazniku u shpreh se Tirana ka nevojë për një Unazë të Re, kurse tregoi edhe planin që ka bashkia për të transformuar Unazën aktuale. Nga ana tjetër, analisti Eduard  Zaloshnja deklaroi se te asdtiri kishte më tepër rezistencë, për shkak të dendësisë së madhe të ndërtesave dhe të banorëve aty.

Arbjan Mazniku: Bashkia ka kërkuar që rruga të jetë brenda standardeve bashkëkohore. Tirana ka nevojë unazë të sajën, do të thotë që të ketë lëvizje të vijueshme. Automatikisht rrugët dytësore janë të nevojshme. Në Astir ka 82 mijë banorë, pra pak a shumë sa qyteti i Korçës. Ata njerëz kanë nevojë të lëvizin në një rrugë sekondare. Ish-komuna e Kasharit.

Eduard Zaloshnja: Mendoj se në Astir është beteja më e madhe në këtë zonë, sepse kemi ndërtesa të shumta. Dendësia bën më shumë njerëz. Faktori i dytë është se kjo është zonë që ka shumë vite që është zhvilluar. Edhe prona kushton më shumë e kjo bën që protestuesit të jenë më të mëdha. Në Pogradec kishte pak njerëz, kishte shkëputje. Edhe në Shkozë kështu ishte.

Arbjan Mazniku: Aty ka dy kategori njerëzish. Ka një kategori njerëzsih që thjesht kanë banesa dhe ka nga ata që kanë banesa që nuk legalizohen dot. Këta të dytët janë të pakënaqur me vlerësimin. Mekanizmi me të cilin bëhet vlerësimi është procedurë standarde. Nëse nuk të pëlqen vlerësimi, e çon në gjyq. Nuk zgjidhet duke gjuajtur me gur policinë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb