Nervozizmi gjatë dhe në fund të ndeshjes Kastrioti-Tirana mund t’i kushtojë shtrenjtë trajnerit bardheblu Ardi Mema. Tekniku u largua nga pankina për shkak të protestave, ndërsa kur sfida përfundoi ai pati një përplasje me oficerët e policisë, që nuk e lejonin t’i afrohej arbitrit Sokoli. Kjo ngjarje pritet të gjykohet në Komisionin e Disiplinës, ndërsa sipas kodit të saj kjo sjellje parashikon dënim me gjobë deri në 8 ndeshje pezullim. Vendimtare do të jetë ajo që kanë shkruajtur në protokoll arbitrat dhe zyrtarët e ndeshjes.

Mema Ard Fushe Kruje
Mema Ard Fushe Kruje

Sfida e luajtur në Fushë-Krujë ishte mbushur me nervozizëm, ndërsa vendimi kryesorit Sokoli për 11-metërshin e dyshimtë që vendosi rezultatin nuk e ndihmoi aspak situatën që u agravua pas vërshëllimës së fundit. Në pritje të vendimit të Disiplinës për trajnerin Mema, ndeshja kundër Kastriotit ka lënë shumë pasoja te Tirana. Kapiteni Karabeci dhe Toni Maveje janë të pezulluar për sfidën e ardhshme në Superligë, pasi plotësua numrin e kartonëve të verdhë. Nëse këtyre mungesave të sigurta do t’i shtohej edhe një dënim i mundshëm i Memës, atëherë situata nuk është aspak e mirë për bardheblutë, të kthyer sërish në garën për mbijetesë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: