TIRANE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka uruar të gjithë punonjësit e policisë për Vitin e Ri.

Në një mesazh të dërguar në telefon, Veliu u bën thirrje efektivëve të punojnë me ndjeshmëri e profesionalizëm për sigurinë e komunitetit dhe luftën kundër krimit.

“Kaluam një vit pune, përkushtim, lodhje, arritje por edhe dështime. Viti i Ri pas pak orësh mbërrin dhe do nisë rrugëtim dhe për secilin prej nesh ka një mesazh shumë të fortë:

Me ndershmëri e profesionalizëm, bashkarisht si familja më e madhe që jemi të bëjmë më të mirën për sigurinë e komunitetit dhe luftën kundër krimit. Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri 2019. Mbarësi, shëndet, fat, suksese e lumturi në familjet tuaja. Gëzuar! Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ardi Veliu ,” shkruan ai.

74fb1287 6728 484f 8f45 Deb2019d38f1
74fb1287 6728 484f 8f45 Deb2019d38f1

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: