TIRANE- Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka vizituar në spital 11 efektivë të policisë të cilët kane pësuar lëndime gjatë protestës. Veliu tha se efektivët ndodhen në gjendje të mirë dhe po marrin mjekimin, ndërsa Policia e Shtetit ka kryer detyrën.

Pyetjes nëse policia ka ushtruar dhunë ndaj kryeredaktorit të RD Bledi Kasmi siç pretendon PD, Veliu tha se këtë do e përcaktojnë pamjet filmike.

“Ne erdhëm të vizitojmë punonjësit e policisë. Janë 11 punonjës të policisë që janë dhunuar me sende të forta dhe fatmirësisht gjendja e tyre është e mirë pavarësisht dëmtimeve. Falënderoj punonjësit e policisë që treguan maturi dhe mund të them me plot gojën që policia e Shtetit ka bërë detyrën. Unë i uroj shërim të shpejtë qytetarit dhe për akuzat mund të them se këtë do ta gjykojnë pamjet filimike nëse ka gabuar qytetari apo policia”- tha Veliu.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: