TIRANË- Pas përplasjes me armë të anëtarëve të fisit Çapja me policinë në Elbasan, policia arrestoi Ardjan Çapjan, Florenc Çapjan, Bledar Muçën, si dhe disa persona të tjerë.

Ardjan Çapja, një nga autorët e dyshuar se qëlluan mbi policinë në Elbasan, javën e kaluar, është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për të marrë shenjat e gishtave.

Nën masa të forta sigurie, 48-vjeçari u shoqërua nga spitali i burgut ku mbahej për shkak të problemeve në zemër drejt Policisë Tiranë për të marrë shenjat e gishtave e më pas do të dërgohet për në burgun 313.

Pas arrestimit Ardjan Çapja kishte shfaqur probleme shëndetësore me zemrën dhe që prej të enjtes ndodhej në spitalin e burgut. Më herët Gjykata e Krimeve të Rënda i ka komunikuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Të shtunën Gjykata për Krimet e Rënda caktoi masën “arrest me burg” edhe për Florenc Çapjen dhe Bledar Muçën, ndërsa për Ambri Sinakollin, Fiqeret Meçen, Kastriot Peqinin, Serxho Hakiljan e Jetmir Shehun u caktua masa e sigurisë “arrest me burg” me afat 1 muaj.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb