Ardian Ismajli në modë. Mbrojtësi shqiptar po shkëlqen me Empolin dhe paraqitjet e tij kanë “zgjuar” interesimin e disa klubeve të mëdha.

Lacionews24.com shkruan se në garë për Ismajlin janë Juventusi, Napoli dhe Lazio. Vendimtare në fund do të jetë vetë dëshira e futbollistit, të cilit do i duhet kohë për të vendosur për destinacionin e ardhshëm.

Ismajli ka një kontratë që skadon në verë dhe gjasat që të largohet nga Empoli janë të mëdha. 28-vjeçari ka luajtur 19 ndeshje këtë sezon.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb