Ardian Mema kërkon suksesin në derbin e madh ndaj Partizanit, por, njëjtë si kolegu i tij i kuq, ruan një linjë të ekulibruar dhe nuk zhbalancohet, duke u foksuar vetëm te ekipi i tij dhe problemet që ka pasur në grup. Trajneri bardheblu shpreson të kënaqë tifozët me një sukses që atye u mundon prej shumë kohësh, ndërsa i kthen përgjigje kapitenit të Partizanit, Alban Hoxhës.

Erdhi derbi ndaj Partizanit.

“E kemi përgatitur ndeshjen dhe do të luajmë për 3 pikë. I duam pikët dhe kjo është e rëndësishme. Fusha do ta tregojë. Do të bëjmë maksimumin”

Partizani mund të shpallet kampion nesër…

“Ne duam rezultatin tonë, lumturohemi nga arritjet tona. Nuk më shqetëso nkundërshtari. Unë i përgjigjem punë sime. Nuk luajmë për të prishur festën e Partizanit, por për vetën tonë. Kemi problemet tona dhe që janë shumë evidente.”

Si është gjendja juaj psikologjike?

“Vijmë nga 2 fitore radhazi dhe mendoj se jemi mirë nga ana psikologjike. Gjithsesi renditja ka presion. Është takim historik mes 2 ekipeve të mëdha. Kemi kohë që nuk fitojmë ndaj Partizanit dhe do të ishte dhuratë për tifozët në fundin e sezonit”

Po ekipi?

“Kam bërë analizë me skuadrën. Kemi pasur probleme evidente. Duhet të bëjmë rregullime, pa parë kundërshtarin.

Alban Hoxha theksoi se nuk do rënien e Tiranës…

“Edhe unë ashtu do të thosha po të ishim në situatë të kundërt. Tirana dhe Partizani kanë bërë historinë e njëra-tjetrës”.

Mungon fitorja prej shumë kohësh

“Kemi humbur një derbi që nuk duhet ta humbnim këtë vit. Fjala favorit këtu nuk ka shumë vlerë dhe përqëndrimi është maksimal. Është presion artificial kur flitet për favoritë. Karikimi është i detyruar, por gjithçka vendoset në fushë. Prej disa ndeshjesh luajmë mirë, duke përfshirë edhe ndaj Luftëtarit, që e ka mundur Partizanin. Kemi pasur disa gabime në mbrojtje, që kanë ndodhur shpesh këtë sezon. Nëse ekipi do të ketë karikim pa qenë nëvoja të flas.”

Partizani afër titullit, a është favor për Tiranën?

“Partizan ka kalendar të vështirë dhe unë nuk pres dhurata. Asnjë nuk na ka falur asgjë dhe nuk pres të ndryshojë. Finalet tona janë Partizani dhe Kastrioti. Nëse dalim mirë në këto ndeshje atëherë merr për mbarë dhe do të mendojmë për Kupën që është një mundësi për në Europë”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb