Kastrioti është një transfertë delikate për Tiranën. Bardheblutë duhet të fitojnë për vijuar rrugën e rezultateve pozitive, por edhe të lënë pas shpine përfundimisht një nga rivalët në luftën për mbijetesë. Në konferencë, Ardian Mema thekson se është i kënaqur vetëm me fitoren qoftë dhe nëse ajo është një fitore e vuajtur.


Kastrioti
“Është takim delikat, një ndeshje që nëse e fitojmë na ngjit edhe më shumë në renditje. U kam thënë djemve që na pret ndeshje shumë e vështirë, aq më tepër që do të zhvillohet në Fushë-Krujë. Nuk më bezdis ky fakt, por fusha. Nuk është në gjendje të mirë, por është e barabartë për të dyja ekipet. Duhet t’i bëjmë hyzmetin dhe aty ku kushtet nuk janë të mira. Kastrioti është ekip që lufton shumë, bën shumë presion. E kam marrë shumë në konsideratë fazën mbrotjëse të tyre. Edhe e kemi përgatitur ndeshjen dhe shpresoj të dalin me sukës”


Luhet në Fushë-Krujë…
“Kampionati aty ka nisur, nuk ka nisur nga fusha asnjëanëse. Çdo ekip duhet të përgatitet për kushtet jo të favorshme. Problemi im është fusha. FSHF ka bërë shumë mirë, pasi atje është një komunitet që e do futbollin. Është normale”


Situata në ekip
“Nuk do të jetë Kobina, pasi ka pësuar dëmtin në gju. Shpresojmë të jetë ndeshjet e ardhshme. Sentamu mund të jetë pjesë e listës së të grumbulluarve. Ka ardhur me vonesë dhe nuk mund ta fusim direkt Ka 2 muaj që ne luajmë dhe stërvitemi, i duhet koha e mjaftueshme. Testet fizike treguar se është stërvitur dhe është gati për ta bërballuar lojën.”

Mbrojtja
“Shpresoj të kemi bërë punë të mirë për sa i përket mbrojtjes. Lojtarët i kanë marrë në konsideratë ndeshjet dhe stërvitjet. Është një punë në vazhdimësi dhe nuk është vetëm përqëndrimi që e ka përmirësuar mbrojtjen. Duhet kohë që një trajner të rregullojë gabimet. Lojtarët më kanë kuptuar, mentalitetin dhe filozofinë dhe kjo më gëzon”

Europa
“Shpresoj të fitojmë njëherë, pastaj i shohim gjërat ndryshe. Nëse vazhdojmë të fitojmë i kërkon vetë vetes të shohësh nga kreu.”

Goleada me Kastriotin
“Besoj se nuk do të jetë e njëjtë si ndeshjet e kaluara. Edhe me gjysmë goli të fitojmë këtë herë, nuk ak problem, më interesojnë 3 pikët.”

Euforia
“U kam thënë lojtarëvë që duhet të mbrojmë rezultatet tona. Nuk jemi rastësisht këtu. Ndaj duhet të vazhdojmë të fitojmë dhe të jemi ekip i madh. Ata fitojnë gjithë kohë. Ekipet e vogla kanë ato oshilacionet, njëherë humbasin, njëherë fitojnë”.

(j.s/BalkanWeb)