TIRANE – Hetimet për personat e plagosur dhe tre të vrarët në Masakrën e Elbasanit kanë nxjerrë detaje të tjera në dritë. Sipas hetimeve, një prej të plagosurve, Ardjan Zharri, rezulton se nuk kishte asnjë lidhje farëfisnore apo miqësie me Çapjat.

Burime për “Panoramën” bëjnë të ditur se Ardjan Zharri ishte i rastësishëm në këtë tragjedi. Ai kishte shkuar në lokal për të parë një ndeshje të Serisë A italiane. Hetimet tregojnë se Zharri nuk ka precedentë penalë dhe asnjë lidhje me Çapjat.

NGJARJA
Në atentatin e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në periferi të qytetit të Elbasanit mbetën tre persona të vrarë dhe shtatë të tjerë të plagosur. Katër persona të armatosur me kallashnikovë hapën zjarr në drejtim të lokalit ku ndodheshin pjesëtarë të familjes Çapja dhe të afërm të tyre.

Ngjarja sipas policisë, ka si motiv vrasjen e Sokol Çapjes në vitin 2005 nga Gentian Beqiraj dhe zinxhirin e vrasjeve për hakmarrje që pasuan më pas konfliktet mes dy familjeve të njohura të Elbasanit.
Viktimat: Agron Çapja, Ardit Sinakolli dhe Eno Bedalli.
Të plagosurit: Fejzulla Çapja, Florenc Çapja, Arnold Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Bujar Reshka dhe Ardjan Zharri.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb