Festivali më i madh i muzikës italiane ‘SanRemo’ ka dhe një ndjekës të veçantë, një VIP shqiptar. Ardit Gjebrea, moderatori i spektaklit ‘E Diela Shqiptare’ ndodhet në Itali dhe këtë e bën të ditur përmes një statusi në Facebook. Sipas Gjebreas, fakti që ndodhet aty mbetet një realitet në kufijtë e një ëndrre.
“Nga fëmijeria e kujtoj Festivalin e SanRemo-s si një “mollë e ndaluar”, ndërsa sot edhe pse e kam ndjekur nga afër, përsëri mbetet një realitet në kufijtë e një endrre… sepse SanRemo është SanRemo!”.
Në këtë superevent, Gjebrea shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Anila.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: