Të lindurit e parë të 2025-ës janë djem binjakë. Ares dhe Rajd erdhën në jetë te materniteti “Mbretëresha Geraldinë” pak sekonda pasi kishte trokitur viti i ri.

Kryeministri Edi Rama ka postuar fotot e vogëlushëve duke shkruar se ata janë lajmësit e një viti me bereqet, duke iu referuar zgjedhjeve të 11 majit.

Postimi i kryeministrit

ÇFARË VITI FILLOI😍😍
Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë❤️❤️
Këto janë binjakët e vitit 2025, që na u bashkuan shëndosh e mirë si lajmës të një viti me bereqet, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00🫶
#GËZUAR❤️

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb