Mbretëresha e muzikës “Soul” është fituese e çmimit “Pulitzer”. Këngëtarja e ndjerë, Aretha Franklin u nderua me çmimin e veçantë të hënën për kontributin e saj të pashlyeshëm në muzikën dhe kulturën amerikane për më shumë se pesë dekada.

Fituesit e mëparshëm të çmimit janë Bob Dylan, Hank Williams dhe John Coltrane.

Franklin vdiq në gusht në moshën 76 vjeçare për shkak të kancerit pankreatik.

Gjatë karrierës së saj, që zgjati më shumë se gjysmë shekulli, këngëtarja u bë gruaja e parë që u pranua në Rock and Roll Hall of Fame dhe pati 73 këngë që goditën në Billboard Top 100.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb