Kampionët e Botës “bien” në sfidën ndaj Kolumbisë. Argjentina doli e mundur nga transferta ndaj kombëtare kolumbiane me rezultatin 2-1.  Në këtë mënyra kolumbianët hakmerren ndaj kampionëve të Botës, vetëm 2 muaj pasi ata i mundën në Copa America. Presingu i vendasve u finalizua me sukses në të 21-ën teksa Mosquera dërgoi në rrjetë topin e servirur mjaftë mirë nga James Rodrigues, për avantazhin e vendasve.

Albicelestët provuan të replikonin menjëherë, por në dy momente Lautaro Martinez nuk ishte me fat për të gjetur kuadratin. Por vetëm me fillimin e pjesës së dytë Argjentina barazoi, teksa lojtari i Juventusit i rikthyer pas dëmtimit, Nico Gonzales rikuperon topin e me të majtën e dërgon në rrjetë. Barazim që zgjat shumë pak, pasi pas 12 minutash, Otamendi gabon duke shkaktuar penallti. Nga pika e bardhë e penalltisë nuk gaboi Rodriguez për golin e avantazhit, avantazh i cili nuk ndryshoi deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit.

Njeriu i ndeshjes ishte padyshim James Rodriguez, një asist e një gol, 33 vjeçari tashmë ëshë një lider te kjo kombëtare. Në përfundim të ndeshjes ai e komentoi me shumë entuziasëm fitoren e ekipit të tij:

“Ishte një fitore e madhe, ndaj një skuadre që kohët e fundit ka fituar gjithçka ç’ka një skuadër mund të fitojë. Moti ishte në disfavor, pasi bënte shumë nxehtë, por kjo gjë nuk na pengoi, pasi zhvilluam një ndeshje perfekte. Fitorja ishte plotësisht e merituar”, u shpreh Rodriguez.

Më këtë fitore Kolumbia ngushton diferencën me Argjentinës e vendit të parë në vetëm 2 pikë. Kjo ndërkohë ishte humbja e dytë në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës për bardhekaltrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: