Një problem i rëndë teknik në sistemin e interkoneksionit ka lënë Argjentinen dhe Uruguain pa energji elektrike. Lajmin e bën të ditur në Twitter shoqëria që merret me furnizimin elektrik Edesur Argentina. Edhe disa pjesë të Brazilit dhe Paraguay duket se kanë probleme. Janë rreth 48 milion banorë të Argjentinë dhe Uruguait që ndodhen në errësirë.


Ky defekt ka paralizuar edhe rrjetin hekurudhor dhe pjesën më të madhe të transporteve publike në zonat e goditura. Sipas së përditshmes argjentinase La Nacion, që citon burime pranë kompanisë elektrike, edhe Kili do të jetë i përfshirë në këtë defekt.


Sekretari i qeverisë për Energjinë argjentinase ka thënë që problemi ka ndodhur rreth orës 7:07 dhe ka shkaktuar një kolaps në Sistemin e interkoneksionit argjentinas, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin, dhe më pas nga ky problem edhe Uruguai është zhytur në errësirë.


Në të njëjtën kohë, në një komunikatë për shtyp u tha që duhen disa orë që defekti të riparohet.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri