Argjentina po ecën drejt idesë për të akuzuar për krime lufte ndaj princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ndërsa ai shkoi në Buenos Aires për të marrë pjesë në samitin e G20.

Human Rights Watch i kërkoi Argjentinës të hënën që të përdorte një klauzolë për krimet e luftës në kushtetutën e saj për të hetuar çdo përfshirje të princit të kurorës në krime të mundshme kundër njerëzimit në Jemen dhe vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Grupi i avokatëve i shkroi prokurorit federal duke argumentuar se gjykatat argjentinase duhet të ndjekin penalisht 33-vjeçarin nën ligjin argjentinas.

Të mërkurën, Sarah Leah Whitson, drejtori ekzekutiv i HRW në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, njoftoi në Twitter se Argjentina po procedon me rastin.

Ajo shtoi se prokurori i ka kërkuar gjykatësit që të kërkojë informacion nga qeveritë e Jemenit dhe Arabisë Saudite lidhur me krimet e pretenduara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: