Trajneri i kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor. Tekniku është goditur nga një makinë, teksa ishte duke ngarë biçikletën gjatë paradites të së martës në Maiorca të Spanjës.

15206027w
15206027w

Tekniku argjentinas ka marrë menjëherë ndihmën e parë, ndërsa më pas është dërguar në spital. Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Scaloni ka marrë dëmtime të rënda dhe vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve. Po sipas të përditëshmeve iberike gjëndja e tij nuk është aspak e mirë, pasi goditja ka qenë e fortë dhe dëmtimet në kokë dhe trup janë të shumta.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb