Pas zërave që qarkullonin së fundmi për këngëtaren e njohur Argjentina Ramosaj, ja ku vjen edhe konfirmimi përmes fotos. Ajo pret një fëmijë. Fotoja ku duket qartë barku i rrumbullakosur i këngëtares është publikuar në faqen e saj të Instagram.
Një muaj më parë, Argjentina mori edhe propozimin për martesë nga i fejuari i saj Dukagjin Fetahu, por mesa duket planet e këngëtares ecin shpejt, pasi edhe barku ka filluar të rritet. Nga madhësia Argjentina mund të jetë në muajin e 5-të të shtatzënisë, ndërsa gjinia e bebit nuk është bërë ende e ditur.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb