Pas Messit dhe Neymar, Argjentinë-Brazil, klasikja e futbollit latin, dukej si sfida e fundit e një epoke, por në fushë nuk mungoi as këtë herë spektakli. Ndryshe nga se pritej, Argjentina i dhuroi një leksion të pastër futbolli 5 herë kampionëve të botës, profecia e Raphinha-s, ku për Brazilin kjo duhej të ishte finale, një sfidë jetë a vdekje, mbeti thjeshtë në letër.

Pavarësisht se vinin në këtë përballje epike me kualifikimin në “xhep” për në Botërorin e 2026, Argjentina bëri që Brazili të përjetonte makthe, ku pas vetëm 4 minutash lojë, Alvarez realizoi golin e parë. Kampionët në fuqi të botës ishin të papërmbajtshëm në fushë, në minutën e 12-të Enzo Fernandez realizoi edhe golin e dytë.

Të “dehur” nga loja e tyre brilante, një gafë në mbrojtje, i dha mundësinë Cuhna-s të ngushtonte shifrat në minutën e 26-të me një goditje të saktë nga distanca. Goli i pësuar vetëm sa ndezi sërish Argjentinën pasi në minutën e 37-të Mac Allister realizoi edhe golin e tretë, me mesfushorin e Liverpool që u koordinua në mënyrë perfekte dhe fluturimthi dërgoi topin në rrjetë.

Dorival u përpoq të rikthente Brazilin në lojë ku në pjesën e dytë realizoi tre zëvendësime të menjëhershme, por ekipi i tij shfaqi probleme të theksuara në mbrojtje. Për të kompletuar “pokerin” e golave mendoi Giuliano Simeone, që brenda në zonë, përfitoi nga një keq vendosje e “Seleçaos” duke shënuar dhe golin e katërt.

Tifozët e pranishëm në stadium e shijuan në maksimum këtë sukses ndaj rivalëve të përjetshëm. Pas kësaj humbje, Brazili zbret në vendin e katërt në kuotën e 21 pikë, 10 më pak se Argjentina.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: