ARGJENTINE – Dhjetë persona humbën jetën sot si pasojë e përplasjes në fluturim mes dy helikopterëve, në një zonë turistike të La Riojas, në veri të Argjentinës, njoftoi inspektori i zonës.

Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se 3 prej viktimave ishin sportistë të njohur francezë, mes të cilëve Florence Arthaud, kampione në garat me vela, notarja fituese e medaljes së artë në Olimpiadën e 2012 Camille Muffat, si dhe boksieri 28-vjeçar, Aleksis Vastine.

Argentina Helicopters Crash

“Ka dhjetë të vdekur. Nuk ka të mbijetuar”, deklaroi Cesar Angulo për stacionin informativ TN, ndërkohë që sipas medias lokale, një prej dy helikopterëve ishte përdorur nga disa të huaj për të realizuar xhirimet për një reality show.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb