TIRANE

Ariana dhe Ermal Fejzullahu do të bëhen prindër për herë të katërt. Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtari gjatë një interviste. Edhe pse Ermali nuk dha detaje, disa javë më vonë, Prive zbuloi gjininë e bebushit që është një vajzë.

Ariana aktualisht është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe siç është kthyer tanimë në traditë, ajo ka organizuar një festë babyshower-i së bashku me mikeshat e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo dukej e mrekullueshme me një fustan të bardhë të shkurtër dhe me një kurorë me lule në kokë. Edhe mikeshat e saj, mes të cilave ishte edhe Morena Taraku, janë veshur me fustane të bardha.

Në këto foto, duket qartë që Arianës i ka rënë nuri i shtatzënisë, sepse duket më e ëmbël se kurrë. Kujtojmë që Ariana dhe Ermali janë prindër të tri fëmijëve të tjerë, Erës, Bunës dhe Artit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb