SHBA

Ariana Grande është një nga këngëtaret më të famshme e të ndjekura në rrjetet sociale. Së fundmi ajo i ka shqetësuar fansat e saj teksa ka lajmëruar se për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, i duhet që të anulojë disa nga koncertet që kishte planifikuar.


Bëhet fjalë për turin që ajo ka nisur prej disa kohësh të quajtur ‘Sweetener/Thank You, Next’. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instagram.


091540762 4b011c8c 657b 490f 9735 A55b1ead367c
091540762 4b011c8c 657b 490f 9735 A55b1ead367c

“Përshëndetje të dashurit e mi, jam akoma shumë sëmurë. Kam qenë sëmurë që prej shfaqjes së fundit në Londër. Nuk e di si është e mundur por ndiej shumë dhimbje në kokë. Mund të këndoj pa problem, por ndiej shumë dhimbje dhe e kam të vështirë të marr frymë gjatë performancës. Nuk e di se çfarë po ndodh momentalisht me trupin tim, ndaj më duhet pak kohë”, shkruan këngëtarja në postimin e saj në “Instastory”.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: