SHBA

Ariana Grande është detyruar të anulojë shfaqen e saj në Florida së fundmi për shkak të problemeve shëndetësore. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja me anë të një njoftimi në ‘Instagram’, ku u shpreh:

  • foto galeri
  • foto galeri

“U zgjova shumë keq, kam vrapuar për një takim me doktorin dhe më është thënë që duhet të shtyj koncertet e sotme dhe të nesërme. Më vjen shumë keq që po e bëj këtë gjë, por nuk kam zgjidhje tjetër. Do t’jua shpërblej, ju premtoj dhe ju lutem më falni”.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja e njohur anulon koncertet, por siç duket gjendja nuk është e mirë. Fansat kanë vërshuar t’i urojnë shërim të shpejtë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb