Pas sulmit terrorist në koncertin e saj në Manchester, këngëtarja amerikane e muzikës pop, Ariana Grande ka pezulluar turneun muzikor “Dangerous Woman”.

Vendimi i këngëtares ka ardhur nje ditë pas shpërthimit në Manchester Arena, teksa ajo ishte duke performuar këngën e fundit, njofton CNN. Si pasojë e sulmit të marrë përsipër nga ISIS humbën jetën 22 persona, ndërsa 59 të tjerë u plagosën.

Këngëtarja nuk pësoi lëndime, por përmes një postimi në Twitter pas ngjarjes shprehu trishtimin për atë që ndodhi. Koncerti në Mançester ishte i pari nga 3 koncertet e planifikuara në Britani të Madhe. Belgjika, Polonia, Gjermania dhe Zvicra janë vendet e tjera ku Grande duhej të performonte.
Screenshot005
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: