SHBA

Një video e Ariana Grande-s në një nga koncertet e fundit, teksa ndalonte performacën dhe qante në skenë, ka qarkulluar këto ditë në rrjet. Në pamundësi për të mbaruar këngën që po këndonte nga gjendja e rënduar emocionale, këngëtarja ndalon, për të vazhduar disa minuta më pas.

C 2 Articolo 3218929 Upiimagepp
C 2 Articolo 3218929 Upiimagepp

Fansat e këngëtares u shqetësuan shumë për gjendjen e saj dhe për këtë arsye, Ariana vetë ka ndarë me ndjekësit një letër publike ditën e djeshme në Tëitter. Ajo shpjegonte arsyen e lotëve në skenë dhe i falenderonte fansat për dashurinë që kishin treguar.

“Kjo është një kohë shumë intensive për mua, po bëj turin përreth botës në një çast kur ende jam duke përjetuar shumë gjëra në jetën personale dhe ndonjëherë qaj shumë! Ju falenderoj që pranoni anën time njerëzore!“- shkruan këngëtarja 26-vjeçare ne letrën e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: