Arijanet Muric do të vijojë të luajë në Premier League. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, vitin e shkuar nuk arriti dot të siguronte mbijetesën me skuadrën e tij, Burnley. Megjithatë duket se shtatlarti i portës, do të jetë sërish në elitën e futbollit anglez, pasi duket se ka mbyllur marrëveshjen me klubin e ri, të sapongjitur në Premier League, Ipswich.
Këta të fundit do të paguajnë 12 milionë euro te Burnley për të siguruar shërbimet e 25 vjeçar. Ndërkohë ky i fundit, kishte kontratë me Burnley deri në vitin 2026, por ka preferuar të nisë një aventurë të re.