ELBASAN- Ndërsa në javë më parë një ari i murrmë u vra nga banorët e Kalasë së Dodës pasi ju dëmtonte të mbjellat, një rast i kundërt është regjistruar në Elbasan. Një ari i murrmë është mjekuar dhe është lënë i lirë nga specialistët e Administratës së Zonës së Mbrojtur në Elbasan. Kanë qenë pikërisht banorët e zonës, fshati Polis Valë, të cilët kanë njoftuar AdZM Elbasan.

Një ari i murrmë kishte rënë në lak, pas këtij lajmi, specialistët e AdZM, Elbasan kryhen verifikimin në vend dhe njoftuan menjëherë AKZM-në dhe Ministrinë e Turizmi dhe Mjedisit. Më pas u kërkua ndihma e specializuar nga Organizata “Four Paws”, pas mbërritjes të ekipit nga Kosova u bë mjekimi i plagëve dhe lirimi i tij.

Në këtë mision morën pjesë dhe IShMPU, Policia e shtetit, Bashkia Elbasan etj.

Është hera e dytë që AdZM Elbasan që liron arinjtë nga leqet e vëna vite më parë.

Për shkak të gjuetisë pa kriter, Ariu i MurRmë ka qenë një specie në zhdukje në vendin tonë, ndërsa me vendosjen e dy moratoriumeve, atij të gjuetisë dhe ndalimit të prerjes së pyjeve, i cili ndikon në mbrojtjen e habitatit, ku ariu jeton, kjo kafshë ka rinisur të shfaqet. Ndërkohë gjatë këtij viti Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, AKZM, ISHMP dhe organizata ndërkombëtare “Four Paws” kanë ndërmarrë disa aksione të përbashkëta për lirimin e arinjve që mbaheshin në robëri në vendin tonë, duke liruar nga robëria rreth 30 ekzemplarë, ari të murmë.

Në rastet kur arinjtë janë mbajtur në robëri ata janë dërguar në ambientet e reabilitimit, në Prishtinë, apo Gjermani, ndërsa në këtë rast ariu nuk kishte humbur instiktet e tij, prandaj u la i lirë në habitatin, ku jetonte. Ariu i murrmë (Ursus arctos) është lloji i dytë më i madh i familjes së arinjëve, pas ariut polar, duke arritur në peshë deri në 861 kg (1900 pound).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: