TIRANE

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Arjan Hoxha i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, në News 24 ka komentuar grabitjen e ndodhur sot në aeroportin e Rinasit. Sipas tij grabitja ka qenë e planifikuar në detaje, ndërsa autorët shumë të kronometruar me njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër, Hoxha u ndal te siguria në aeroport ndërsa theksoi se nuk janë zbatuar rregullat dhe përgjegjësitë.

“Nuk janë zbatuar rregullat e përgjegjësitë. Aeroporti është institucion i rëndësisë së veçantë. Grabitësit kishin çdo gjë të kronometruar”- u shpreh ai.

Gjatë emisionit, ai lexoi edhe një mesazh nga një punonjës i policisë private në aeroport, i cili pretendon se zona e grabitjes është tokë neutrale, për ruajtjen e së cilës ka përgjegjësi Policia e Shtetit.

“Policët dhe shoferi nuk futën në pistë dhe kalojnë në skaner. Është tokë neutrale, është Policia e Shtetit ajo që merret me sigurinë.”-shkruhej ndër të tjera në mesazhin e lexuar nga Hoxha.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb