Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” u shpreh se ende nuk mund të themi se është ngritur Gjykata Kushtetuese, pasi anëtarët e Kushtetueses duhet të mandatohen nga ana e presidentit të vendit.

Unë kam shprehur rezervat e mia në lidhje me procesin kushtetues. Vijoj të them se ka një anomali nga pikëpamja kushtetuese. Ne ishim të bindur se do të ndiqej një proces i caktuar, sepse ishim të bindur se kjo është një procedurë normale politike. Anomalia kushtetuese buron për një qajse që palët kanë ndaj Gjykatës Kushtetuese, e cila është jo e sinqertë. Unë besoj se maxhoranca e ka objektiv të saj ngritjen e Gjykatën Kushtetuese. Nuk shikoj ndonjë dëshirë nga Meta që ta ngrejë Gjykatën Kushtetuese, por sigurisht që ngritja e kësaj gjykate ka anomali nga pikëpamja ligjore. Mandati i GJK s’ka nisur ende, sepse anëtari duhet që të betohet te presidenti. Arta Vorpsi nuk mund të vazhdojë mandatin e saj në GJK pa u mandatuar nga presidenti. Ligji do sakrifikohet në emër të reformës në drejtësi”, tha Vasjari.

Arjan Vasjari theksoi se reforma në drejtësi është një proces politik e jo aq ligjor.

“Që kur nisi reforma në drejtëi është thënë se është një proces politiko – juridik. Pra, më së pari është proces politik. Sot mjafton të lexosh deklaratat e ambasadës amerikane, të BE-së dhe të institucioneve ndërkombëtare e do të arrish në përfundimin se gjithçka është proces politik demokratik”, deklaroi Vasjari.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb