TIRANË

Analisti i mirënjohur, Arjan Vasjari, i pranishëm në studion e emisionit “Real Story” në News 24 komentoi ndryshimin e qasjes dhe strategjisë së opozitës, që nga fillimi i protestave në 16 shkurt deri në ditën e sotme.

Ai tha se vërehet qartë një reflektim rrënjësor në objektivat nga ana e opozitës, ndërsa shtoi se në terma makro kjo qasje duhet të përshëndetet. Për analistin Arjan Vasjari, aktulisht sistemi demokratik në vend është në recension dhe kjo i faturohet të dyja palëve si maxhorancës ashtu dhe opozitës.

“Ndryshimi i pozicioneve, nuk është produkt i një reflektimi të sinqertë. Së pari, si sjellje është shumë e mirë. Ajo se çfarë ka ndodhur  është; opozita iu nënshtruar sitës së sistemit dhe argjinaturës së ndërkombëtarëve. Vetëm pasi pranoi që do futej në tryezën e OSBE, SHBA deklaroi se kemi një lidership serioz. Unë them që, ne jemi, për shkak të 30 qershorit, ne jemi në recesion demokratik. Dhe çfarë na bën kjo të kuptojmë? Demokracia është sistem linear, nuk e improvizojmë dot. Për të dëmtuar demokracinë mund ta dëmtojë mazhoranca por dhe opozita. Mazhoranca e dëmtoi, por dhe opozita me daljen nga sistemi. Jemi në recesion për fajin e të dyjave. Duhet përshëndetur ndryshimi pozitiv i opozitës.

Nëse ne marrim në analizë nga 16 shkurti, objektivat atëherë dhe tani, ato kanë ndryshuar qartësisht. Atëherë thoshin nuk ulemi të negociojmë, së dyti zgjedhjet e parakohshme. Opozita nuk ka asnjë instrument për të provokuar zgjedhje të parakohshme. Opozita duhet t`i qëndrojë besnike idesë, që reforma zgjedhore duhet të monitorohet nga ndërkombëtarët. Por nuk është racionale nga ana e saj për të vendosur kushte. Them që në terma makro kjo është një lëvizje pozitive”-theksoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb