Arkitekti i njohur danez, Bjarke Ingles ka vlerësuar përpjekjet e Tiranës për tu transformuar në një qytet sa më të jetueshëm për banorët e vet. Në nisjen e prezantimit të projektit të Teatrit të ri Kombëtar, Bjarke Ingels është shprehur i surprizuar për ndryshimin që ka pësuar Tirana në raport me disa vite më parë, ndërsa theksoi se edhe ai ndihej i frymëzuar nga ndryshimi ka pësuar Tirana.

“Kam ardhur këtu për herë të parë 7 vjet më parë dhe e pash Tiranën që kishte filluar të gërmonte nga energjia dhe transformimet por ishte një qytet krejt tjetër nga ai që shoh sot. Unë kam që nga ajo kohë që vij të paktën 1 herë në vit dhe është frymëzuese për mua që të shoh një qytet dhe një komb kaq të mobilizuar në një përpjekje për ta bërë qytetin, hapësirat dhe rrugët e tij më të banueshme dhe më të këndshme për njerëzit që jetojnë këtu”, tha Ingels.

Më tej ai theksoi se ishte gjithashtu nder për të që do të kontribuonte edhe më tej me projektin e Teatrit Kombëtar në këtë transformim të Tiranës. “Është një nder i jashtëzakonshëm që të jem pjesë e këtij transformimi në kuadrin e Teatrit Kombëtar”, tha Ingels.

Arkitekti Ingels u shpreh me nota pozitive edhe për atë që ofron sot sheshi “Skënderbej”. “Sot sheshi “Skënderbej” është bërë i mrekullueshëm dhe i ka dhënë gjallëri jetës”, shtoi arkitekti danez.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb